Paulo Dybala nuk po kalon një moment të mirë te Juventusi dhe pas humbjes ndaj Ajax është vënë edhe më shumë në qendër të vëmendjes. Sulmuesi argjentinas pas ardhjes së Ronaldos është ”zhdukur” pothujase nga formacioni bardhezi.
Drejtuesit e klubit po mendojnë ta vendosin në merkato dhe po projektojnë një shkëmbim me Icardi. Edhe sulmuesi argjentinas i Interit pas problemeve të shumta në skuadër me shumë mundësi në fund të sezonit do të largohet. Të dyja skuadrat po mendojnë të vënë në zbatim këtë shkëmbim dhe priten të nisin kontaktet e para.