Pak çaste më parë, Drejtori i klubit të Kukësit pranoi në një intervistë për faqen zyrtare të klubit verilindor se merkatoja e verës do të sjellë edhe një surprizë të fundit, një tjetër përforcim të bujshëm.
Newsport.al mëson se lojtari që Kukësi kërkon të afrojë në skuadër është një objektiv i vjetër i verilindorëve, pikërisht Emiljano Vila. Pra, synimi i merkatos së fituesve të Superkupës në fuqi nuk është një emër i panjohur për ambientin e klubit.
Nga sa bëhet me dije, Kukësi ka avancuar së tepërmi në negociatat me Emiljano Vilën dhe akordi është në prag. Mesfushori nuk është shumë i lumtur te Partizani dhe pritet që të kalojë së shpejti te verilindorët. Me afrimin e Vilës, merkatoja e Kukësit do të përfundonte me sukses.