Bayern Munchen interesohet për Luka Modric. Kampionët e Gjermanisë janë gati të ofrojnë 30-35 milionë euro. Real Madrid mund ta konsiderojë këtë si një ofertë të kënaqshme, duke marrë parasysh faktin se mesfushori kroat është 31 vjeç.
Spanjollja “Don Balon” raporton se trajneri i Bayern Munchen, Carlo Ancelloti kërkon me çdo kusht Luka Modriç.
Trajneri italian dhe mesfushori kroat kanë punuar së bashku tre sezone më parë, kur Real Madrid fitoi edhe Champions League.
Ancelotti e sheh Modriç si pasues të Xabi Alonso-s, mesfushori spanjoll i Bayern-it, i cili do të largohet nga futbolli i luajtur në fund të këtij sezoni.