Marko Verrati ka gjetur akordin me klubin e Barcelonës për të vijuar aventurën e tij në Spanjë. Sipas “Calciomercato.com”, Verrati dhe agjenti i tij, Di Campli kanë arritur një marrëveshje për t’u transferuar në Katalunjë. Por, tashmë i duhet drejtuesve të Barcelonës që të bindin presidentin e PSG-së, që zotëron kartonin e lojtarit.
Sipas mediave të huaja, theksohet se klubi francez i ka ofruar Verratit një kontratë të re me vlerë 10 milionë euro në sezon, megjithatë deri më tani nuk ka asgjë zyrtare. Zhvillime të reja priten në vijim për sa i përket të ardhmes së Marko Verratit.