Andi Lila ka reaguar sërish ndaj deklaratës së Erion Braçes, teksa ky i fundit ironizoi kërkesën e ish-futbollistit të Kombëtares për miratimin e ligjit të sporteve. Këtë herë, kavajasi nuk përmbahet ndaj zv. kryeministrit të vendit, por i thotë gjithçka hapur si mendon. Madje këtë radhë, Lila reagon ashpër edhe ndaj FSHF-së duke e cilësuar si institucion që ka klientelizmin e saj.
Ai nuk mund të gjykojë nëse Kukësi trukon apo jo ndeshje, por thjesht thekson se falënderon njerëzit si Safet Gjici që kontribuojnë për futbollin shqiptar. Në fund i kërkon të mos nxjerrë në pah investimet në stadiume, pasi sipas Lilës është detyra minimale e qeverisë ndaj borxhit të madh që i ka këtij kombi.
Reagimi i Andi Lilës:
I nderuar zoti Brace. Sigurisht keni vlersimin tim, Andi Liles dhe askush tjeter permes rreshtash, si tifoz futbolli. Sigurisht qe keni te drejte te flisni dhe te thoni cfare te doni. POR ironia me hallet e futbollit per NE futbollistet eshte Fyerje. Zoti Brace si shtetar une nuk ju kuptoj kur thoni se, zyrat e shtetit nuk bejne detyren se kercenohen nga FSHF-ja. Ne zoti Brace do te perballemi ne FSHF edhe per keto probleme te cilat ju nuk i keni shkuar deri ne fund nga frika e UEFA-s. Zoti Brace vertet mendoni se ne Futbollistet jemi per futbollin e piset per te cilin me thoni perse nuk po flas. Mendoni vertete se kemi interes per kete lloj futbolli ne qe fushat i lajme me djerse e gjak. Ne qe deri me sot jemi dhunuar nga te gjithe: Ju si politikane me indiferencen tuaj, FShF-ja me oportunizmin dhe klientelizmin e saj, presidentet e klubeve te futbollit te cilet mund te jene dhe politikane me diktaturen e tyre, opinioniste sportive apo tifoze te dhunshem qe me futbollin nuk kane lidhje me futbollin.Edhe ne si futbolliste kemi mekatet tona per te cilat do te reagojme por do te jemi ne krah te cdo personi qe kontribon per te miren e futbollit ne cdo menyre. Edhe ne krahun tuaj z.Brace sa here do flisni dhe do te kontriboni ne te mire te futbollit. Por ne nuk gjykojme nese ka te drejte UEFA apo zoti Gjici per trukimet, por per ne zoti Gjici dhe te gjithe personat qe kontribon e si ai meritojne gjithe respektin si persona qe kontribojne per futbollin, per te cilin ju zoti Brace si politikan duhet te miratoni politika lehtesuese fiskale. Ndersa per stadiumet z.Brace mos prit lavde se keni bere vetem detyren per aq sa futbolli i ka dhene ketij kombi ja keni BORXH.