Vlerat e Altin Lalës në zbulimin e talenteve shqiptarë për futbollin dhe në menaxhim klubi i kanë rënë në sy dhe skuadrës me të cilin bëri emër, Hannover 96. Klubi gjerman ka rënë në Bundesliga dhe po mendon riformatimin për sezonin e ri. Ish-futbollisti legjendar i Shqipërisë dhe menaxheri i Milot Rashicës bashkë me ish-shokun e skuadrës Steve Cherundolo po shqyrtohen si kandidatë potencial për të marrë postin e drejtorit sportiv të Hannoverit.
Drejtori sektorit menaxherial të Hannover 96 Martin Kind i vlerësoi me superlativa Lalën dhe Cherundolon.
“Përse ata të dy (Lala dhe Cherundolo) paskan më pak kompetenca se (Horst) Heldt (ish-drejtori i shkarkuar i Hannoverit?! Përse Lala dhe Cherundolo paskan më pak aftësi në zgjedhjen e lojtarëve se Horst Heldt?!”, deklaroi Kind.
Lala shkëlqeu për 14 vite si futbollist dhe kapiten i Hannover 96. Tifozët dhe klubi gjerman i bënë një ceremoni lamtumire të paharrueshme për 43-vjeçarin kur u largua në vitin 2012.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.