Alexandre Pato mund të rikthehet sërish në Serie A. Sulmuesi brazilian pas largimit nga Milanin në vitin 2013 nuk ka luajtur më në kampionatin italian.
Mediat italiane raportojnë se është Benevento, skuadra që ka shfaqur interesim për shërbimet e tij. Ekipi I drejtuar nga Inzaghi ka siguruar zyrtarisht ngjitjtën në elitën e futbollit italian e për këtë arsye kërkon disa emra të njohur për sezonin tjetër. Pato është I pari në listën e dëshira dhe Inzaghi e njeh mjaft mirë lojtarin pasi kanë qenë shokë skuadre te Milani.
Aktualisht Pato është pjesë e Sao Paulo në kampionatin brazilian dhe në moshën 30-vjeçare nuk e përjashton mundësinë që të rikthehet në Serie A.