Tashmë është zyrtare! Alex Ferguson do të drejtojë Manchester United edhe një herë tjetër.
Ai u largua nga “djajtë e kuq”, 4 vite më parë. 75-vjeçari do të jetë në stolin e skuadrës që i dedikoi gati çerek shekulli nga jeta e tij në sfidën e lamtumirës së mesfushorit Michael Carrick. Lajmi bëhet i ditur nga prestigjiozja angleze ‘Daily Mirror’.
Një sfidë që do të luhet në qershor në ‘Old Trafford’
Si trajner, Ferguson fitoi 38 trofe gjithsej me Manchester United.
Manchester do të luajë në ndeshjen e lamtumirës së Carrick kundër një skuadre me ‘yje’ të futbollit që do të ketë trajner Harry Redknapp dhe me ish-futbollistë të famshëm si: Paul Scholes, Ryan Giggs, Steven Gerrard dhe Frank Lampard.
Carrick do të tërhiqet nga futbolli në fund të këtij sezoni, ndërsa prej 10 vitesh ai është pjesë e Manchester United.