Ish-piloti polak Robert Kubica do të jetë nga sezoni i ardhshëm sërish në botërorin e Formula 1. 34-vjeçari rikthehet në kompeticionin më të ndjekur në botë të garave automobilistike pas 8 vitesh shkëputje. Kubica do të konkurojë me skuderinë Williams.
Lajmi është dhënë nga të gjitha mediat botërore. Polaku pritej t’i bashkohej Ferrarit si pilot kolaudator, por pasionoi për pistën dhe zhurmën e motorrit i kanë ndyrshuar planet ish-pilotit të Renault dhe Williams.
Që prej vitit 2010 kur pësoi një aksident të frikshëm automibilistik në pistën e Kanadasë, Kubica nuk ka pilotuar në asnjë kampionat. Rikthimi i tij konsiderohet njëri prej momenteve më të bujshme në historinë e sportit.