Ali Sowe është emri më i përfolur në ekipin e Skënderbeut. Sulmuesi afrikan ka arritur të bindë me paraqitjet e tij duke fituar edhe besimin e trajnerit Ilir Daja për vendin e titullarit. Sowe ishte autori i golit të vetëm për sfidën e sotme ndaj zvicerianëve.
22-vjeçari u afrua në këtë merkato verore te Skënderbeu duke nënshkruar një kontratë 1-vjeçare me opsion blerje. Mësohet se klubi korçar duhet të paguajë 180 mijë euro për kartonin e tij nëse dëshiron ta blejë në fund të këtij edicioni futbollistik.