Manchester United ka një ofertë prej 145 milionë eurosh për lojtarin e Napolit, Kalidou Koulibaly. Qendërmbrojtësi, i cili është shokë skuadre me lojtarin shqiptar, Elseid Hysaj kërkohet me ngulm nga 20 herë kampionët e Anglisë, raporton Daily Mirror.
Mbetet për t’u parë nëse do kemi diçka konkrete, pasi United këtë sezon tregoi se ka një problem shumë të madh në prapavijë dhe senegalezi duket si lojtari i duhur për të sjellë normalitetin.
Në rast se dështon ky “operacion”, atëherë drejtuesit e klubit anglez kanë një tjetër prioritet dhe ai është Nicholas Pepe, lojtari i Lille në kampionatin francez.