Qendërmbrojtësi i Atalantës dhe Shqipërisë Berat Gjimshiti ka shansin më të mirë që të nisë një eksperiencë të re në karrierë. Futbollisti kuqezi ka bërë që dy klubet e njohura Fiorentina dhe Zeniti të tregojnë interes kundrejt tij. Falë paraqitjeve bindëse në fushë, që kanë kthyer Atalantës në njërën prej surprizave të këtij sezoni në Itali, kampionët e Rusisë dhe ekipi nga Firence ta konsiderojnë si pjesë e planeve të ardhshme Gjimshitin.
Vlera e kartonit të futbollistit të kombëtares sonë mund të rritet akoma më tepër, deri në 10 milionë € nëse Atalanta siguron në fund të edicionit pjesëmarrjen në Champions League.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.