Jan Oblak është një nga më të mirët te Atletico Madrid. Portieri slloven i gjgandëve spanjoll ka shkëlqyer në mesin e shtyllave, duke u kthyer në një fkatr të rëndësishëm për arritjet e ekipit. Ai ka dhënë një intervistë, ku ka folur për të ardhmen, e cila mund të jetë në kampionatin anglez të futbollit.
“Ka kaq shumë gjëra që mund të ndodhin. Ju mund të keni një kontratë të mirë në tavolinë ose çfarëdo tjetër, ose klubi sheh një tjetër mundësi. Kampionati anglez është ligë interesante dhe nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen.Mua më pëlqen Liga Premier” – tha ai.