Partizani përballet sot me Kukësin (17.00) në një 90 minutësh që do të thotë shumë jo vetëm për fatin e dy skuadrave, por edhe atë të teknikut të të kuqve, Sormani. Tekniku nuk po ia del dot të bëjë atë për të cilën erdhi, ndaj sot mund të jetë ‘’treni i fundit’’ për të. Nën drejtimin e Sormanit, forma e kryeqytetasve ka qënë katastrofale ku në pesë ndeshjet e fundit kanë grumbulluar vetëm një pikë.
Natyrisht, nuk është i gjithë faji i tij, pasi problemi te Partizani është shumë më i madh se kaq. Irritimi i tifozëve është mjaft i madh, ku mjafton t’i hedhësh një sy rrjeteve sociale. Nëse Partiznai bën kthesën sot, atëherë mund të themi se stoli i Sormani nuk do lëkundet.