Goditja e madhe e Fiorentinës e ka emrin, Frank Ribery.
Mesfushori sulmues ka mbyllur gjithçka me Bayern Munich dhe prej qershorit është një lojtar i lirë. E duke përfituar nga kosto zero e operacionit që të mjafton për të marrë një futbollist me kualitetet e Ribery, shumë skuadra kanë nisur të bëjnë sondazhe.
Ajo më e interesuar është Fiorentina, me skuadrën e Seria A që prej kohësh është në përpjekje për të gjetur një marrëveshje me francezin. Orët e ardhshme do të zbulojnë më tepër rreth këtij operacioni, me vjolët që kanë të drejtë për të firmosur me lojtarë të ri deri më 18 gusht.
