AC Monza me shumë gjasa do jetë klubi surprizë në Seria A gjatë sezonit të ardhshëm. Klubi i Berlusconit e pati arritje historike promovimin në elitën e futbollit italian dhe synon të mos ndalet me kaq. Kështu merkato i është besuar Adriano Gallianit, i cili ka folur për të ardhmen.
Galliani ka piketuar Icardin, si një prej transferimeve që mund të bëjë Monza. Argjentinasi nuk ka minuta te PSG dhe kështu mund të shohë për një rikthim të mundshëm në Seria A, ku spikati me Milanin. Më poshtë mund të lexoni një pjesë nga fjala e Gallianit, që tregon gjithashtu se do mundohen të futen në konkurrencën e trinomit Milan-Inter-Juventus.
“Prej 20 vitesh kampionatin në Itali e fitojnë Milan, Inter e Juventus. Do të përpiqemi të ndryshojmë këtë trend. Nëse do të marrim Icardin? Nuk e di, të shohim se çfarë do të ndodhë deri në fund. Të presim, sidomos në ditët e fundit të merkatos, ku mund të ketë shumë surpriza. Këtë vit merkato na gjen me një kampionat që ka avancuar shumë. Synojmë njerëz që e njohin Serie A, pasi të huajt kanë nevojë të ambientohen. Icardi e njeh kampionatin tonë”, u shpreh Galliani.