Manchester United do të përgatis një revolucion në merkato. Ishin fjalët e vetë trajneri Solskjaer që deklaroi që shumë lojtarë nuk do të jenë pjesë e skuadrës sezonin e ri. I pari që do të largohet është Alexis Sanchez. Drejtuesit e klubit janë duke punuar për të gjetur një skuadër për sulmuesin pasi nuk hynë në planet e trajnerit. Sanchez u transferua me bujë nga Arsenali për të Manchester United duke u bërë edhe lojtari më i paguar në skuadër.
Aventura e tij në Manchester mund të mbyllet shumë shpejt pasi kiliani nuk ka lënë asnjë gjurm, por është kthyer në një lojtar stoli. E ardhmja e tij mund të jetë në Serie A. Juventusi dhe Interi ka kërkuar informacion për të, por një problem mund të jetë rroga e tij e lart. Nëse lojtari pranon të ul pretendimet e tij mund të transferohet në Itali.