Një festë e organizuar nga Vinicius Junior ka tërbuar së tepërmi tifozët e Barcelonës. Kjo për shkak se në festën e yllit të Realit të Madridit ka marrë pjesë edhe objektivi i madh i katalanasve në këtë merkato vere, Neymar Jr.
Vendim që ka ngritur dyshimet se Neymar do të jetë futbollisti më i ri i Realit të Madridit, pasi u pa të frekuentohej shumë me brazilianët e Realit, Marcelo dhe Rodrygo Goes. Gjithsesi, mbetet të shihet se ku do të vijojë karriera e Neymar, i cili ka dalë jashtë planeve të PSG-së.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.