Meritan Shabani, bëri sot realitet ëndrrën e tij për të luajtur me Bayern Munchen ku debutoi përballë Frankfrut në fitoren 4-1. Mesfushori kosovar duket se ka lënë menjëherë një shije të mirë tek bavarezët dhe ambienti i tyre. Djaloshi i talentuar ka marrë komplimentat e para nga Bayern Munchen që në faqen zyrtare të klubit shkruan: “E ardhmja është e ndritur”
Bayern njihet si një skuadër që nuk shpenzon miliona “të çmendura” në merkato dhe për këtë arsye drejtuesit e shohin të ardhmen e kampionëve të Gjermanisë tek futbollistët e rinj.