Christian Eriksen është pranë largimit nga Tottenham që në merkaton e janarit. Mesfushori danez I përfundon kontrata në fund të sezonit, por Interi është futur seriozisht në garë për shërbimet e tij dhe kërkon ta ketë në ekip që tani.
Ditën e sotme në konferencën për shtyp në prag të sfidës ndaj Middlesbrough në FA Cup. Portugezi është pyetur edhe për të ardhmen Eriksen nëse do të qendrojë deri në fund të sezonit apo do të largohet që në janar.
Eriksen? “Nesër ai luan, mbase mund të luajë edhe në ndeshjen e radhës që kemi të shtunën. Ne jemi në kufijtë tanë, por ai po na ndihmon. Kundër Liverpool, unë jam dakord që ai nuk ka luajtur në mënyrën më të mirë.
Nëse më pyet nëse është Eriksen më i mirë, duhet të jem i sinqertë dhe të them jo. Unë nuk jam idiot, e di që një lojtar në një situatë si kjo nuk performon në nivelin më të lartë “.
E ardhmja e tij? “Nuk e di nëse ai do të qëndrojë këtu pas janarit, e di të ardhmen e tij, por nuk do ta them pasi nuk më takon mua ta them”, u shpreh Mourinho.