Edin Dzeko do të largohet nga Roma në fund të sezonit. Sulmuesi ka edhe një vit kontratë me skuadrën kryeqytetase, por klubi i ka bërë me dije lojtarit se nuk është në planet e sezonit të ri. Roma dhe Dzeko pritet që të prishin kontratën me marrëveshje pas fundit të këtij edicioni dhe sulmuesi do të largohet me parametra 0.
Mediat italiane e bëjnë fakt të kryer largimin e boshnjakut nga Roma, por sulmuesi me shumë mundësi do të ngelet në Serie A. Inter dhe Juventus po ndjekin me kujdes këtë situatë dhe janë gati ta afrojnë duke parë se do të jetë një përforcim pa shpenzime.