Dejvi Bregu do të largohet këtë sezon nga Skënderbeu. Sulmuesi vlonjat gjatë muajit mars do të firmos me ekipin e ri dhe e ardhmja e tij do të jetë në vendet nordike pasi merkato vijon ende të jetë e hapur. Një gjë të tillë e konfirmon edhe drejtori ekzekutiv, Ilirian Përmeti në një prononcim për “RTSH Sport”. Në fjalën e tij ai shprehet se interesim ka pasur edhe për lojtarë të tjerë korçar, por për Bregun ofertat kanë qenë më serioze.
“Jemi në pritje të një marrëveshje përfundimtare dhe brenda këtij muaj mund të arrijë qellimin për largimin e Bregut. Shpresojmë të mbyllet sa më shpejt kjo marrëveshje. Bregu ka qenë një pjesë e rëndëisime për Skënderbeun në vitet e fundit”.
Ofertat? “Vendet nordike pasi merkato është ende e hapur në këto vende. Kanë qenë shumë klube që janë të interesuar për të, por duhet të përfitojnë të gjithë nga kjo marrëveshje.
Te Skënderbeu kanë qenë shumë lojtarë në fokus dhe ka pasur oferta, por kjo varet sa bie dakord klubi jonë dhe klubi tjetër që të marrë lojtarin. Për momentin është vetëm Bregu që ka qenë më i kërkuari dhe shumë i interesuar nga klubet e tjera në merkato”, u shpreh Përmeti.