Edin Dzeko e thotë hapur se kërkon të luajë nën urdhrat e Jose Mourinhos.
“Bomberi” i Romës shpreh dëshirën për t’u transferuar tek Manchester United, ndërsa ka pranuar se: “Do më pëlqente të luaja për Mourinhon. Në Angli e quajnë ‘Special One’. Ai është i veçantë, ka fituar shumë trofe me ekipe të ndryshme.
Kam biseduar me lojtarët, të cilët i ka stërvitur dhe të gjithë kanë vetëm fjalë të mira për të”.
Një deklaratë që ‘trondit’ Romë, e cila sheh se si sulmuesi i saj rrëfen hapur se mund të mos jetë pjesë e verdhekuqve për sezonin e ardhshëm.
Dzeko ka shënuar 28 gola në këtë sezon të Serisë A me Romën, një më shumë se Mertens i Napolit, ndërsa kampionati italian ka edhe një javë për të luajtur.