Ditët e fundit, është përmendur shumë emri i Paulo Dybala. Pas pistës Inter, në skenë doli edhe një transferim i mundshëm te Milani. Fantazisti i Juventusit do të jetë agjent i lirë në verë dhe ka interesim nga disa klube.
Arsyet pse Milan-Dybala nuk mund të ndodhë, janë dy. Mediat italiane zbulojnë se objektivi kryesor i kuqezinjve për rolin e fantazistit, është Nicolo Zaniolo. 22-vjeçari i Romës nuk ka qenë në formën e tij më të mirë gjatë këtij sezoni, por te Milani kanë besim se një aventurë e re në Milano, do të ringjallte talentin italian.
🚨 Milan’s approach for Zaniolo is confirmed. Interest in the player exists but it depends on the new ownership
— Milan Eye (@MilanEye) May 13, 2022
[@marcoconterio] pic.twitter.com/sYsaEmP1hp
Arsyeja e dytë, është që Dybala personalisht preferon një transferim në Premier League. Mediat në ishullin britanik raportojnë se agjenti i argjentinasit, ka qenë në Londër sot, ku është takuar me zyrtarë të Arsenalit dhe Manchester United.