Juventus dhe Barcelona u ndanë në “paqe” mbrëmë teksa ndeshja në Torino përfundoi 0-0. Por në fushë ata që binin në sy ishin lojtarët argjentinas me në krye Dybala dhe Messi. Por duket se admirimi për një figurë si Leo Messi nuk “shuhet” për Dybala as tani që edhe ai po kap majat në futbollin botëror.
“Si fëmijë gjithmonë kam pasur idhull Ronaldinho dhe doja ta imitoja. Por për mua është një nder që luaj me Messin në kombëtaren e Argjentinës. Ai na dërgoi ne në Kupën e Botës me tripletën e tij kundër Ekuadorit. Leo është një lider i lindur”.