Ditën e sotme Tirana do të luajë kundër Vllaznisë në Laç, ndeshje e vlefshme për javën e nëntë të Superiores. Pikërisht për këtë takim tifozët e zjarrtë të shkodranëve “Vllaznit-Ultras” nuk do të udhëtojnë drejt qytetit të Laçit, pasi kanë bojkotuar çdo ndeshje deri në zgjidhjen e plotë të problemit me skuadrën, për sa i përket rezultateve negative.
Kujtojmë që dy vite më parë në klasiken e Superligës, tifozët bardheblu patën një përplasje me ata shkodranë, pasi pjesëmarrja e të dy tifozerive ishte e madhe. Ndërsa sot pritet një numër i pakët mbështetësish shkodranë në stadiumin e Laçit. Duhet theksuar që nuk ka asnjë përgatitje për udhëtim të organizuar të tyre.