Trajneri i kombëtares së Francës, Didier Deschamps ka zbuluar edhe një nga goditjet e Realit të Madridit në këtë merkato vere. Në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes së “Gjelave” kundër Andorrës, Deschamps tha se Mendy është shumë pranë transferimit te Reali i Madridit.
“Dy vjet më parë ai ishte duke luajtur në divizionin e dytë, tani ai është në prag të bashkimit me Realin e Madridit. Ai ka bërë hapa të mëdhenj dhe mund të luajë në të dyja krahët e mbrojtjes.”-përfundoi Deschamps.
Tashmë, mbetet që gjiganti spanjoll të arrijë akordin edhe me klubin që zotëron kartonin e Mendy, Lyonin. Mendy do të jetë një konkurent i denjë për Marcelo, që duket se e kishte zaptuar krahun e majtë të mbrojtjes së spanjollëve.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.