Ky sezon i ri ka nisur me shumë supriza në kampionatin shqiptar. Njëra prej skuadrave që ka shënuar një ecuri të mirë deri tani është Teuta. Durrsakët nën drejtimin e Bledi Shkëmbit kanë fituar siguri, një element që u ka munguar gjatë viteve të fundit. Por është Flamurtari që ka bindur deri tani. Fitorja me Kukësin dhe Luftëtarin tregoi se kuqezinjtë janë një ekip konkurues këtë sezon. Ardhja e teknikut Daja dhe përforcimet në prapavijë u ka dhënë qetësi vlonjatëve. Një fakt interesant që dëshmon ecurinë në rritje të të dyja skuadrave është ruajtja e portës së paprekur. Kjo vjen dhe falë meritës së dy portierëve që kanë klubet respektive; Isli Hidi te Teuta dhe Enea Kolicci te Flamurtari. Mos harrojmë që Teuta ka në në përbërje dy nga mbrojtësit më të mirë të kampionatit shqiptar Ditmar Bicajn dhe Tefik Osmanin