Mirel Josa nuk e ka nisur në mënyrë më të mirë të mundshme sezonin e ri me Prishtën. Një barazim dhe një humbje në dy javët e para kanë bërë që të lëkunden pozitat e tij në stolin e skuadrës kryeqytetase.
Siç raporton “Bota Sot”, drejtuesit e klubit po mendojnë largimin e tij dhe kanë nisur kontaktet e para me trajnerin Qatip Osmani. Ky i fundit u largua disa ditë më para në drejtimi i Shkëndijës së Tetovës për shkak të rezultateve negative. Në ditët në vijim pritet të zbulohet më shumë rreth të ardhmes së trajnerit Mirel Josa.