Janë zhvilluar ditën e sotme provat zyrtare të “Çmimit të madh të Portugalisë”. Valteri Bottas ka rregjistruar xhiron më të shpejtë në këto prova duke fituarn kështu “Pole Position” e 17-të në karrierën e tij.
Pas Botass në vendin e dytë është renditur piloti tjetër I Mercedes, Hamilton. Kampioni në fuqi ishte disa sekonda më i ngadaltë se Bottas e nesër do të niset nga vendi i dytë. Verstappen ka mundur të renditet në vendin e 3-të, ndërsa Perez në vendin e 4-të duke lënë pas Sainz e Ferrarit.