Spanja do të luajë dy ndeshjet e radhës kualifikuese të shtatorit ndaj Rumasië më 5 shtator dhe ndaj Ishujve Faroe më datë 8 shtator. Trajneri Robert Moreno ka zbuluar listën e lojtarëve të grumbulluar për këto dy takime, ku bie në sy dy emra që grumbullohen për herë të parë nga Kombëtarja e madhe.
Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin e Athletic Bilbao, Unai Nunez dhe mesfushorin e mesfushorin e PSG-së Pablo Sarabia. Ndërkohë në listë është përfshirë edhe Suso i Milanit, ndërsa mungesa kryesore janë në sulm Diego Kosta dhe Morata të dëmtuar.
Portierët: Kepa, De Gea, Pau López.
Mbrojtësit: Carvajal, Sergio Ramos, Jordi Alba, Mario Hermoso, Gayá, Unai Nunez, Diego Llorente.
Mesfushorët: Jesus Navas, Busquets, Parejo, Rodri, Thiago, Saul, Fabian, Suso, Ceballos.
Sulmuesit: Rodrigo, Sarabia, Alcacer, Oyarzabal.