Pasi morën një rezultat pozitiv në transfertën përballë Flamurtarit, Luftëtari do të pres në shtëpi Tiranën. Një ndeshje e vështirë për gjirokastritët pasi do të kenë dy mungesa kryesore në takimin e sotëm. Oltion Rrapa është i pezulluar për shkak kartonash ndërsa mesfushori i krahut Radoviç u dëmtua në ndeshjen ndaj Flamurtarit.
Lajmi i mirë për trajnerin Mezani është rikthimi i mbrojtësit të majtë Xhekson. Në kampin gjirokastritë besojn te fitorja kjo dhe për arsye së luajn në shtëpin e tyre dhe mbështetje tifozëve do të jetë një armë më shumë për Luftëtarin. Të dyja skuadrat ndodhen me pikë të barabarta në klasifikim dhe një fitore do të ishte shumë e rëndësishme për Luftëtarin pasi do ti shkëputej disi zonës së ftohtë.