Tirana do të luajë pasditen e sotme takimin ep arë në kampionat, të cilin do ta zhvillojë në “Niko Dovana” kundër Teutës, por trajneri Ilir Daja nuk do të ketë në përbërje të skuadrës së tij dy lojtarë të rëndësishëm, të cilët gjatë ditëve të fundit kanë shkëlqyer me fanellën bardheblu.
18-vjeçari Merville Ndockyt dhe 20-vjeçari Moise Nkounkou nuk kanë arritur që të federohen në kohë për shkak të problemeve me dokumentacionin, ndaj është e pamundur që ata të luajnë ndeshjen e parë në kampionatin tonë. Mësohet se ky problem do të zgjidhet në ditët në vijim.
Të dy lojtarët ishin planifikuar sot që të luanin në rolin e titullarit, por që problemi i dokumenteve i ka mbajtur jashtë 18-shes. Trajneri Ilir Daja do të mundohet që të provojë formacionin pa përbërjen e tyre.