Laçi do të luajë ditën e sotme sfidën e javës së 31-të kundër Kukësit në shtëpi. Një ndeshje e cila duhet fituar me çdo kusht nga kurbinasit për të mbajtur gjallë shpresat për titullin kampion. Për këtë takim, trajneri Duro do të ketë dy mungesa të sigurta. Mesfushori Ardit Deliu ka plotësuar numrin e kartonave dhe është i pezulluar, ndërsa Nuabueze ka probleme shëndetësore.
Ish golashënuesi I Superligës ka mbyllur sezonin para kohe dhe nuk do të jetë gati për ndeshjet e fundit të kampionatit. Një “goditje” e rëndë për Laçin pasi sulmuesi mund të ishte një armë më shumë në këtë fund sezoni.