Vllaznia është padyshim një nga ekipet që prodhon më shumë talente në futbollin shqiptar dhe një nga furnitoret kryesore të ekipeve kombëtare. Disa ditë më parë janë bërë me dije se dy futbollistë të akademisë së Vllaznisë do kalojnë një provë te Dinamo e Zagreb. Bëhet fjalë për Egzon Shimaj dhe Serjan Rrepaj.
Shimaj, 17 vjeçar dhe që luan si mbrojtës ndërsa Rrepaj, 18 vjeçar dhe që aktivizohet si mesfushor. Ata janë ndër elementët më të spikatur të akademisë Vllaznia dhe jo më kot drejtuesit duan që ti ‘blindojnë’ me kontrata afatgjata. Gjithsesi në fund të këtij muaji, të dy këta lojtarë do të kenë mundësi të provohen për një javë tek Dinamo Zagreb dhe nëse pëlqehen nuk përjashtohet mundësia që dy klubet të negociojnë për të ardhmen e tyre.