Teuta ishte
padyshim surpriza e këtij sezoni të Kategorisë Superiore.
Skuadra durrsake zhvilloi një kampion thuajse perfekt, duke siguruar pikët për
të prerë një biletë për në Kupat e Europës. Vendi i tretë në këtë sezon i jep
motivim ekstra skuadrës së drejtuar nga Bledi Shkëmbi, që kërkon maksimumin nga
të tijët në miqësoret e programuara për në verë, por edhe në ndeshjet zyrtare,
të cilat nisin me kualifikueset e Europa League.
Kështu, drejtuesit kanë programuar një udhëtim drejt Bullgarisë, aty ku do të
zhvillojnë edhe fazën përgatitore. Rreth 2 javë do të qëndrojë ekipi i Teutës në
Bansko, ku do të mas forcat edhe me 4 kundërshtarë, të cilët do të zbulohen në
ditët në vijim.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.