Samuel Castillejo u dëmtua në sfidën ndaj Spal, dy ditë më parë. Sulmuesi spanjoll doli nga fusha e lojës dhe sot ka zhvilluar kontrollet mjekësore. Në faqen zyrtare Milani komunikon se lojtari ka një dëmtim të shkallës së ulët të muskulit të djathë. Casillejo do të bëjë një tjetër kontroll pas një jave, por zbulohet se do të qendrojë minimum dy javë jashtë fushave.
Në këtë mënyrë spanjolli nuk do të jetë gati për 3 ndeshje mjaft të rëndësishme për Milanin. 3 ndeshjet e radhës për kuqezinjtë do të jenë ndaj Lazios, Juventusit dhe Napolit dhe Samuel Castillejo do të jetë një mungesë e madhe për formacionin kuqezi.