Janë luajtur ditën e sotme 3 ndeshjet e tjera të javës së 19-të në Superligën kosovare. Ekipet vendase kanë bërë detyrën duke fituar ndeshjet e tyre. Ballkani, Gjilani dhe Trepça kanë fituar ndaj Ferizaj, Flamurtarit dhe Dukagjinit.
Kryesuesit e kampionatit, Ballkani ka fituar 3-0 ndaj Ferizaj me golat e Kuc, Hoxhës dhe Ruxhit dhe vazhdojnë kështu kryesimin.
Gjilani ka fituar pastër 2-0 ndaj Flamurtarit me golat e dy ish-sulmuesve të Superligës, Sebino Plaku dhe Bushic.
Fitore gjithashtu 2-1 me përmbysje ndaj Dukagjinit ka marrë edhe Trepç’89 me dy golat e Manajt, ndërsa për miqtë shënoi Milicaj.