Humbja me rezultatin 5-2 ndaj Sarajevo do të shërbejë si mësim për Partizanin, por të kuqtë nuk kanë vetëm këtë shqetësim. I sapo ardhuri në skuadër, William Cordeiro Melo ka pësuar një dëmtim ndaj kampionëve slloven, duke vënë jo pak në alarm stafin teknik.
24 vjeçari i cili shihet si xhol nga drejtuesit e të kuqve u pa duke çaluar në fund të pjesës së parë. Mbetet të shihet shkalla e dëmtimit të Melo, që shpresojmë që të mos jetë e madhe. Cordeiro erdhi nga Kukësi në këtë merkato vere, ku u aktivizua kryesisht si mbrojtës i djathtë, ndërkohë që te Partizani, në takim e ndjeshëm, Melo u pozicionua në treshen e sulmit, në të majtë të saj.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.