Dy fitoret rresht me Kastriotin dhe Laçin kanë bërë, që tek Kukësi të rikthehet harmonia pas, dy humbjeve me rivalët direkt ndaj Partizanit dhe Skënderbeut. Por të katërta ndeshjet e fundit të verilindorëve kanë një të përbashkët. Pjesët e para kanë qënë pothuajse katastrofike. Në dy humbjet ndaj kryesuesve, Kukësi është ndjerë vetëm në pjesën e dytë me disa raste shënimi, ndersa në takimet me Kastriotin dhe Laçin, në 45 minutat e dyta , ka shënuar tre gola që i kanë sjellë 6 pikë.
Të gjitha statistikat tregojnë që problemet e Kukësit të këtij sezoni janë pjesët e para dhe sulmi. Duhet gjetur ritmi që në fillim të ndeshjes për të marrë avantazhin dhe më vonë të administrohet loja dhe jo të ndodhi e kundërta. Ndersa sulmi i verilinodrëve varet nga “qefet” e Rexhinaldos, i cili nëse është në ditë të mirë do ndikojë Kukësin pozitivisht dhe nëse jo do të “fundosi” ekipin.