Ditën e djeshme është luajtur ndeshja mes Prishtinës dhe Gjilanit, dhe ka përfunduar me rezultatin 2-1 për kryeqytetasit, të cilët e kanë ndalur ekipin e drejtuar nga Gentian Mezani.
Në krye të bardhekaltërve është vendosur vendosur trajner Armdne Dallku, ish-lojtari i kombëtares shqiptare. Fitorja ndaj Gjilanit nuk ishte e para për Dallkun, pasi disa ditë më parë, me ekipin e 19 vjeçarëve të Prishtinës, arriti një tjetër fitore ndaj Gjilanit në transfertë me rezultatin 1-2.
Pas 6 javëve të luajtura, Gjilani renditet në vendin e dytë me 12 pikë, kurse Prishtina në vendin e 6-të me 7 pikë, por ka një ndeshje më shumë për të luajtur, sepse deri më tani ka bërë vetëm 5 takime.