Erjon Dushku, ish-mbrojtësi i Tiranës, i cili është larguar nga futbolli shqiptar për arsye dëmtimi dhe familjare, është rikthyer në Shqipëri dhe menjëherë është bërë protagonist. Ai jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa këtë mbrëmje ka qenë i ftuar në emisionin “Ora Skaner”.
Ai është pyetur për disa çështje, por për dy më kryesoret ai ka dhënë menjëherë përgjigje. Së pari ka folur për çështjen e titullit në sezonin e shkuar. “Verdikte të drejta dha kampionati i vjetshëm, secili ka marrë atë që ka merituar. Mes Skënderbeut dhe Partizanit, kjo situatë ishte e fryrë shumë. Ishte shumë e bukur për televizionet dhe median e shkruar. Skënderbeu skuadër e konsoliduar dhe që e meritoi titullin kampion”.
Më pas ai u pyet sërish për Partizanin, ku përgjigja e tij ishte e prerë, ku thotë: “Nuk i shoh fare, jam Fanatic’s”, duke anashkaluar dhe injoruar klubin e kuq. Edhe më parë Dushku e ka shprehur se jo vetëm si futbollist, por edhe në jetën e përditshme ai është tifoz i Tiranës.