Klodian Duro nuk do të jetë më trajner i Kamzës. Lajmi u bë i ditur sot nga klubi kamzali përmes një njoftimi në kanalin zyrtar. Rezultatet e dobëta të grumbulluar përgjatë këtyre javëve kanë sjellë fundin e bashkëpunimit mes palëve. Megjithatë koha është flori dhe tashmë drejtuesit duhet të gjejnë menjëherë zëvendësuesin e tij.
Deri më tani emri më i përfolur është Julian Ahmataj. Ky i fundit shpëtoi ekipin e Kamzës nga rënia nga kategoria dhe tashmë duhet të rikthehet sërish për të ngritur skuadrën simpatike që ka shumë cilësi brenda saj.
Newsport.al kontaktoi drejtues të Kamzës të cilët konfirmuan se janë 3 kandidatë për të zëvendësuar Duron, ku në “pole-position” është pikërisht Julian Ahmataj. Tashmë pritet vetëm zyrtarizimi i tij pasi gjasat janë që çdo gjë të jetë mbyllur pozitivisht.