Ish-trajneri i Vllaznisë, Baldo Raineri deklaroi para Europianit të Francës, se Frederik Veseli u grumbullua në Kombëtaren e Shqipërisë, sepse Tramexani kërkonte t’i bënte një nder presidentit të Luganos (ish-skuadra e Veselit).
Ky “nder” sipas Rainerit, Tramexanit do t’i kthehej më vonë duke u bërë trajner i Luganos.
Në fakt, ish-zv.trajneri i Shqipërisë u emërua pak ditë më parë te Lugano, ndërsa Enkeleda Zeko, moderatorja e emisionit “Fair Play” ku është i ftuar presidenti i FSHF-së, pyeti Dukën nëse a mund të ketë ndonjë të vërtetë në gjithë këtë hamendësim.
“Jo, nuk ka asnjë të vërtetë. Këtë e them me bindje, sepse De Biazi është një trajner që nuk bën kompromise për lojtarët që përzgjedh në ekip, jo për të tjetër, por as për vete”, tha presidenti i FSHF-së, Armand Duka.