Armand Duka ka qenë sot i pranishëm në Vlorë në ceremoninë e promovimit të librit për Vasil Rucin. Një libër që është shkruajtur nga gazetari Ergys Alushi për legjendën e futbollit shqiptar, veçanërisht atij vlonjat. Përpara se presidenti i FSHF-së, Duka të merrte fjalën, prezantuesja nuk e la pa “thumbuar”.
Ajo tha: “Flamurtari s’i ka pasur asnjëherë mirë punët me Federatën”. Megjithatë kjo u kalua me të qeshur nga të gjithë të pranishmit. Spikeria s’pyet aspak, por ia bën “labçe” mes të Vlorës kreut të institucionit të futbollit shqiptar në vend.