Pyetjes për akuzat e presidentit të Partizanit dhe trajnerit Starova, presidenti i FSHF-së Armando Duka i ka dhënë një përgjigje të drejtëpërdrejtë.
“Marrëdhëniet e mia me presidentin e Partizanit nuk janë të vjetra por që kur ka ardhur në futboll kanë qenë korrekte. Ka menduar se nuk kam dashur të lejoj Partizanin të fitoj titullin, por nuk është kështu dhe unë nuk e zhbëj dot.
FSHF ka ndihmuar për t’u regjistruar në garë kur nuk kishte mundësi ta bënte. Kemi paguar transferta apo dhe veshjet e tyre kur nuk kanë patur mundësi. Ka një problem të madh. Trajneri i Partizanit ngatërron objektivat e klubit me ato personalet. Trajneri nuk duhet të bëj këshilltarin.
Të njëjtën gjë ka bërë Starova kur ishte te Tirana, më pas te Kukësi dhe të njëjtën po bën dhe tek Partizani. Nuk kam asgjë personale me Starovën”, ka thënë Duka.