Gjykata e Tiranës ka pushuar çështjen për padinë që presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka kishte ngritur kundër deputetit Erion Braçe. Sipas “Top-Channel”, pushimi i gjykimit është bërë për shkak se pala paditëse s’është paraqitur në gjyq.
Kujtojmë që padia e ngritur nga Duka kishte të bënte me deklaratat e publikuara nga deputeti i PS-së, në rrjetet sociale ku akuzonte drejtpërdrejtë kreun e FSHF-së. Por, sot gjykata e Tiranës ka vendosur t’i japë fund çështjesh për shkak se Duka dhe asnjë përfaqësues nga FSHF-ja nuk është paraqitur në seancën gjyqësore.