Partizani do të luaj në fundjavë ndeshjen e javës së 23 të kampionatit. Të besuarit e Adolfo Sormanit do të presin në kryeqytet Bylisin, që këtë sezon ka surprizuar me performancën pozitive. Një ndër lojtarët më të aktivizuar te të kuqtë, Hektor Idrizaj ka folur në lidhje më duelin e Superligës.
Për SuperSport, vlonjati ka kërkuar vëmendje te ndeshja e radhës, duke treguar se duhet punë pasi ekipi është disi mbrapa. Mbrojtësi ka “shpërfillur” derbin me Tiranën, duke thënë se për takimin e javës tjetër ka kohë.
“Kam luajtur disa vite te Bylis dhe i njoh shumë mirë ambiciet e asaj skuadre, sidomos ndaj ekipeve të mëdha. Bylis duhet vlerësuar sepse di të luaj futboll. Kemi qenë në një krizë rezultatesh dhe duhet të fokusohemi te ndeshja e radhës duke i lëmë ato që thuhen dhe ato që dëgjojmë. Janë të dyja ndeshje të rëndesishme por duhet të fokusohemi te Bylis pasi Tirana ka kohë. Duhet të punojmë çdo ditë, e dimë që jemi pak mbrapa por duke u fokusuar te ato që kërkon trajneri dhe do arrijmë objektivat”, mbylli prononcimin Idrizaj.