Kosova ka pësuar humbjen e radhës ditën e sotme. “Dardanët” u mundën minimalisht 0-1 nga Sllovenia duke bërë që mos të marri ende asnjë fitore në 3 ndeshjet e Nations Leage. Pas ndeshjes trajneri Challendes për mediat u shpreh i nervozuar me pyetjet e gazetarëve dhe mbrojtji skuadrën e tij duke thënë se kjo skuadër ishte më e mira që mund të zbriste në fushë.
“Unë kam menduar se është ekipi më i mirë për këtë ndeshje. Kololli ka luajtur në klubin e tij si sulmues, kjo nuk do të thotë që nuk mundet të luajë në krahun e majtë të mbrojtjes.
Kemi problem për të shënuar në këtë kohë, nuk ishte mjaftueshme. Ne duhet të luajmë si ekip, nuk kemi gjetur zgjidhje, skuadra ka provuar. Ne provuam, asgjë nuk është mirë, nuk është kohë e mirë, por duhet ta mbajmë kokën lartë.
Për mua lojtarët që kanë luajtur, janë lojtarë të mirë, ishte ekipi më i mirë që ishte në fushë. Unë isha i lumtur me skuadrën, në pjesën e dytë kishim topin, ndërtuam aksione të mirë. Nëse ju kujtohet ndeshja me Maqedoninë, unë kam bërë zëvendësime më herët por nuk ishte mirë.
Unë mendoj që lojtarët kanë bërë një ndeshje të mirë, por ju analistët mund të mendoni ndryshe, është puna juaj, unë kam punën time. Unë nuk jam i lumtur, unë jam i zhgënjyer për lojtarët për golin e pësuar, unë do të mbrojë skuadrën time, ata janë munduar dhe janë munduar, nuk është mjaftueshëm mirë, puna juaj është të analizosh, por unë duhet ta mbrojë skuadrën time”.