Renato Arapi dhe Idi Batha kanë folur pas pjesës së parë mes Teutës dhe Tiranës që u mbyll në shifrat 1-0. Kapiteni i durrsakëve dhe mesfushori i bardheblu dhanë mendimet e tyre për këtë 45 minutësh mjaft të luftuar. Fillimisht ishte radha e Arapit, i cili deklaroi:
“Sigurisht që është e vështirë përballë Tiranës. Po mundohemi ta kapim kundërshtarin aty ku ka pikët e dobëta. Shpresojmë ta dyfishojmë rezultatin”.
Më tej ishte radha e Bathës, i cili theksoi që lojtarët e ekipit të tij duhet të jenë më të saktë para porte.
“E nisëm keq. E morëm golin që në fillim. Normalisht e morëm pak keq. Duhet të jemi pak më të saktë para porte”, përfundoi Batha.